×
  • Sport
  • EURO 2024

    Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sot në Tiranë, paralajmërohet pritje e madhe në aeroportin e Rinasit

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 12:54

    Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Kombëtarja do të kthehet në Shqipërisë.

    E gjithë skuadra “kuqezi” do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorf-i dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, atje ku pritet të ketë një atmosferë shumë të mirë nga tifozët për ta respektuar kontributin e futbollistëve.

    Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!