×
  • Sport
  • EURO 2024

    Kroatët të tërbuar nga referimi i holandezit: Na eliminoi një inspektor policie

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 11:21

    Mediat kroate po e akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes Kroaci-Itali, Danny Makkelie si njeriun më meritor për eliminimin e tyre nga Euro 2024. Sipas tyre, gjyqtari holandez nuk ka kryer grabitje me arme në ndeshje, por me referimin e tyre ka bërë që Krocia të shkojë në shtëpi.

    Ata kanë nënvizuar edhe vërejtjen e Daliqit se “nuk është e qartë se nga kanë ardhur edhe tetë minuta shtesë”.

    Sipas mediave kroate, që nga fillimi është parë që Makkelie ka anuar nga Italia duke mos referuar faulle të dukshme.

    Sipas tyre, skandali më i madh ishte referimi i 8 minutave lojë shtesë.

    “Të gjitha dyshimet tona u konfirmuan nga holandezi në fund të minutës së 90-të, kur tregoi tetë minuta vazhdime të pashpjegueshme. Gjatë vazhdimit gjashtë herë janë bërë zëvendësime të lojtarëve, çka sjell tre minuta kohë vazhdimi. Kontrolli VAR për penalltinë nuk zgjati shumë, jo më shumë se dy minuta. Si rregull, kjo do të thotë pesë minuta kompensim. Gjashtë minuta do t’i pranonim normalisht, sepse kishte disa “vjedhje” të vogla të kohës. Shtatë minuta pushim ishte tashmë e papranueshme, dhe tetë – përtej çdo logjike arbitri” thuhet në analizë e Jutarnji.

    “Danny Makkelie është një inspektor policie, ai është i famshëm në UEFA si i preferuari i madh i Pierluigi Collina , kreut të arbitrave evropian. A e delegoi Collina drejtpërdrejt Makkelie-n për ndeshjen me Kroacinë? Ne nuk e dimë këtë, por Makkelie njihet si i besuari i Collina” thuhet në analizën e mediave kroate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!