Kombëtarja e Shqipërisë dje gjatë ditës është rikthyer në Tiranë pas aventurës në Euro 2024.
Mirlind Daku foli para kamerave në mediumet shqiptare dhe u shpreh jo i kënaqur me vetën e tij.
“Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë.
“Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024.
“Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne e dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, u shpreh Mirlind Daku për OraNews.
Sulmuesi shqiptar u dënua nga UEFA me dy ndeshje mos-lojë për shkak të ofendimeve që i bëri pas ndeshjes ndaj Kroacisë për maqedonët dhe serbët.
Dakun e pret një tjetër dënim nga skuadra e Rubin Kazanit, të cilët kanë dalë me komunikatë zyrtare që sulmuesi shqiptar pasi të arrijë në Rusi do të marrë një dënim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.