×
  • Sport
  • EURO 2024

    Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Anglia drejt eleminimit

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 19:41

    Sllovakia po udhëheq 1:0 ndaj Anglisënë ndeshjen që po luhet në Gelsenkirchen.

    Ivan Schranz e realizoi golin në minutën e 25-të të takimit dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

    Me të nisur pjesa e dytë, Anglia arriti të shënoi gol në minutën e 50-të përmes sulmuesit Phil Foden por u anulua për pozitë jashtë loje.

    Kombëtarja angleze po bën presion për ta brazuar rezultatin, por kur kanë mbetur edhe dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes nuk ka arritur ende të ketë sukses.

    Nëse Sllovakia fiton do të luajë me Zvicrën. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!