Punonjësit e Policisë së Shqipërisë janë angazhuar gjatë ditës së sotme, së bashku me kolegët gjermanë, në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri, në qytetin e Dortmundit, e vlefshme për Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Policia e Shtetit përmes një njoftimi potencon se “Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë bashkëvepruar me Policinë Gjermane për garantimin e sigurisë gjatë grumbullimit dhe marshimit të tifozëve drejt “BVB Stadion” të Dortmundit”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim theksohet se patrullat e përbashkëta policore kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve.“Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor”, thuhet tutje në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.