×
  • Sport
  • EURO 2024

    Reagon gruaja shqiptare e futbollistit turk: Burri im nuk është racist

    Reporteri
    05 Korrik 2024 | 13:44

    Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.

    Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku e cila është me prejardhje shqiptare ka folur për Blick në lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.

    “Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt modelja  nga Kosova.

    Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.

    Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës.

    Demiral, që shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales është suspenduar me dy ndeshje moslojë nga UEFA.

    Demiral suspendohet me dy ndeshje nga UEFA

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!