×
  • Sport
  • EURO 2024

    Shpërthen dhuna para ndeshjes Angli-Serbi: Tifozët përleshen me karrige, disa të lënduar, dhjetëra të arrestuar

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 17:29

    Ka shpërthyer dhuna këtë të dielë para sifdës mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes tifozëve serbë dhe anglezë.

    Daily Mail raporon se disa tifozë britanikë janë në mesin e atyre që mendohet se janë lënduar pas goditjeve të përgjakshme me grushte.

    Në rrahje raportohet se janë të përfshirë edhe tifozë shqiptarë.

    Në pamjet e publikuara  shihet se policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

    Policia britanike ka thënë se është shumë herët për të konfirmuar kombësinë e personave të përfshirë, por tha se qetësia është rivendosur.

    Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

     

    Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fan zone në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!