×
  • Sport
  • EURO 2024

    Shqipëria luan për “jetë a vdekje” ndaj Spanjës, mësohet emri i gjyqtarit të ndeshjes

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 8:07

    UEFA ka zgjedhur arbitrin suedez Glenn Nyberg si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në grupin B të Euro 2024.

    Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore që do të ishte historike për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e EURO 2024.

    35-vjeçari nordik u bë arbitër profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016. Nyberg ishte arbitri i katërt në finalen e Conference League në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit.

    Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka arbitruar në Suedi dhe Europë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe të kuqin 16 herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!