×
  • Sport
  • EURO 2024

    Situata në “Grupin e Vdekjes” pas fitores së Spanjës, skenari si mund të kualifikohet Shqipëria nga grupi

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 7:47

    Spanja e mposhti sot Kombëtaren e Italisë, për ta përforcuar primatin e liderit në grupin përkatës të Kampionatit Evropian Euro 2024.

    Në Grupin B, i cili cilësohet ndryshe si “Grupi i Vdekjes”, gjendet edhe Shqipëria, e cila momentalisht mban pozitën e tretë në kuotën e një pike.

    Spanja kryeson tabelën me katër pikë, e ndjekur nga Italia me tri sosh, kurse Shqipëria e Kroacia gjenden në pozitën tre dhe katër me një pikë.

    Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Euro 2024 janë Shqipëria kundër Spanjës dhe Kroacia kundër Italisë.

    Por, çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar biletën drejt 1/8-ës së finales së kësaj gare?

    Shqipëria duhet me doemos ta mposhtë Spanjën, dhe të shpresojë vetëm në humbjen e Italisë kundër Kroacisë.

    Nëse Kroaci-Itali përfundon me barazim, atëherë Italia vazhdon në 1/8-ën e finales pasi që shikohen ndeshjet e luajtura mes kombëtareve, e që Italia e mposhti në ndeshjen e parë Shqipërinë 2:1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!