×
  • Sport
  • EURO 2024

    Sot luhen këto tre ndeshje interesante në Evropian

    Reporteri
    22 Qershor 2024 | 10:25

    Sot në Euro 2024 luhen tre ndeshje, një e grupit E dhe dy të grupit F, shkruan Reporteri.net.

    Nga ora 15:00 luhet ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë në kuadër të Grupit F, kurse nga ora 18:00 luhet ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë në kuadër të këtij grupi.

    Turqia është e para me 3 pikë, kurse e dyta me aq pikë Portugalia, kurse Çekia dhe Gjeorgjia nuk kanë pikë.

    Kurse nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Belgjikës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit E.

    Rumania ka 3 pikë e para, aq sa edhe Ukraina e Slovakia që renditen në vendet dy dhe tre, kurse Belgjika nuk ka pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!