×
  • Sport
  • EURO 2024 / Video

    Sot ndeshja ndaj Italisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare takojnë familjarët

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 11:54

    Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë sonte në orën 21:00 takimin e parë të Kampionatin Europian 2024, ku do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

    Pasi mbaroi seanca e fundit stërvitore e ekipit, lojtarët janë përballur me një surprizë të organizuar nga federata.

    Familjarët e futbollistëve por edhe të stafit teknik u janë bashkuar atyre duka ndarë disa çaste të bukura bashkë.

    Një motivim i nevojshëm ky përballë një sfide delikate me “axurrët”, ku lumturia duket qartë në fytyrat e kuqezinjve tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!