×
  • Sport
  • EURO 2024

    Spanja ‘shkatërron’ Gjeorgjinë, në çerekfinale takohet me Gjermaninë

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 22:56

    Spanja ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Gjeorgjisë dhe ka siguruar kalimin në çerekfinale të Euro 2024, shkruan Reporteri.net.

    Megjithatë ishte Gjeorgjia e cila kaloi në epërsi pas 18 minutash lojë falë autogolit që shënoi Le Normand.

    Rodri barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 39-të të ndeshjes, me të cilin rezultatin kombëtaret shkuan në pushim.

    Në pjesën e dytë Spanja ishte dominuese dhe arriti t’i shënoi tre gola.

    Mesfushori Fabian Ruiz kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 51-të pasi shënoi me kokë pas një krosimi tejet të bukur nga i riu Yamal.

    Golin e tretë për spanjollët e shënoi sulmuesi Niko Williams në minutën e 75-të i cili ‘bomardoi’ portën me një supergoditje.

    Kurse rezultatin final të ndeshjes 4-1 e vulosi Dani Olmo me golin që e shënoi në minutën e 83-të takimit.

    Në çerekfinale Spanja do të ndeshet me Gjermaninë që do të jetë një finale para finales. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!