Tifozi i Shqipërisë që u bë viral me veshjen sikur të Skënderbeut, Flamur Musa, mori vëmendjen me veshjen e tij në duelin që Shqipëria e zhvilloi mbrëmë ndaj Italisë.
Ai ka dhënë detajen për veshjen e veçantë.
“Për herë të parë e kam bërë këtë në Stamboll të Turqisë. Aty lindi ideja ta kem përkrenaren. Nga Suedia ku jetoj shkova me veturë në Gjermaninë. Në disa vende e shoh të arsyeshme ta vesh përkrenaren dhe me raste edhe fustanellën”.
“Helmetën e kam porosit nga një faqe. Është punuar në Amerikë, në Nju Jork më duket. Ne jemi lojtari i 12-të i kombëtares sonë. Neve na bashkon kombëtarja. Është ndjenja më e madhe kur i shoh të gjithë shqiptarët së bashku”, tha Musa për emisonin “Favorit” në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.