×
  • Sport
  • EURO 2024

    Trajneri i Gjermanisë: Jemi përgatitur shumë mirë për Danimarkën

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 11:34

    Sot nisin ndeshjet me eliminim direkt në Euro 2024.

    Ndeshja Zvicër-Itali luhet nga ora 18:00, kurse Gjermania luan kundër Danimarkës nga 21:00 në kuadër të raundit të 1/8-ve.

    Trajneri i kombëtares Gjermani, Julian Nagelsmann, ka thënë se ekipi i tij është i përgatitur për të luajtur kundër danezëve.

    “Ndihem i lehtësuar, jam komplet i lirshëm, sepse jemi përgatitur shumë mirë për Danimarkën. Dhe kur punon fort e përgatitesh për gjithçka, çdo detaj, atëherë nuk ka si të mos e bësh gjumin e qetë”.

    “Unë e kam të qartë se çfarë është në gjendje të arrijë Kombëtarja jonë. Djemtë do të zbresin në fushë për fitore. Shpresoj t’i realizojmë pritshmëritë e mëdha që Federata dhe tifozët kanë ndaj nesh. Uroj t’i kënaqim të gjithë“, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!