Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se i dhemb eliminimi i skuadrës së tij nga Kampionati Evropian.
Ai tutje u shpreh se ndeshja me Spanjën ishte ballafaqim i fort.
Urime Spanjës që arriti në gjysmëfinale. Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytën. Dhe nga minuta e 60 e tutje ne ishim padyshim skuadra më e mirë në fushë”.
“Na dhemb shumë ky eliminim, pasi mund të reagojmë vetëm pas dy vitesh. Dhe ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, tha Nagelsmann.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.