×
  • Sport
  • EURO 2024

    U eliminua nga Kampionati Evropian, Federata italiane merr vendim për Spallettin

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 15:29

    Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që Luciano Spalletti do të jetë trajner i kombëtares së Italis edhe në vazhdim.

    Spalleti do të jetë në krye të ”Azureve” të paktën deri në Botërorin 2026.

    Lajmi i konfirmua në një konferencë për media, një ditë pas eliminimit të Italisë nga Euro2024.

    “Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin, pasi po qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen”, tha ndër të tjera Spalletti gjatë konferencës.

    Ish-trajneri i Napolit, nuk kishte sukses në Kampionatin Evropian, ku pasi kaloi fazën e grupeve, u eliminua në 1/8 e finales.

    Italia mbrëmë u mposht nga Zvicra me rezultat 2-0, që shtuan zërat për një larrgim të mundshëm të Spalletit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!