×
  • Sport
  • EURO 2024

    U raportua për përleshje mes anglezëve dhe serbëve, Sky Sports thotë se të përfshirë janë tifozët shqiptarë dhe serbë

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 18:20

    Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

    Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.

    Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

    “Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!