Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato. Në fakt, italiani ishte mes opsioneve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin.
Orsato është kthyer në Itali teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare. Nga ana tjetër, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e Euro 2024 është shndërruar Marciniak.
Polaku nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë këtë sezon, teksa mbahet mend për një gabim në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich.
Sakaq, dy opsione të tjera për UEFA-n në lidhje me finalen e Europianit janë edhe oliver, por anglezi mund të penalizohet nëse Anglia shkon në finale, ashtu si edhe Letexier, që në rast se Franca mbërrin në finale, nuk do të mund të arbitronte në Berlin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.