Ndeshja me Italinë do të mbahet mend gjatë nga Elseid Hysaj. Jo për faktin që përballë kishte Kampionët në fuqi, por për shkak të veprimit të tij të shumë diskutuar në momentin e golit të barazimit nga Nicolo Barella.
Mbrojtësi po kritikohet shumë për shkak se në momentin që lojtari italian gjuajti drejt portës, Hysaj uli kokën dhe shmangu kontaktin me topin.
Diçka e tillë ka irrituar pa fund tifozët, të cilë tkanë vërdhurar në një “lumë” kritikash drejt tij.
Por “kalvari” i “vuajtjeve” mund të vazhdojë. Për duelin me Kroacinë, Sylvinho mund t’i japë një “dënim”.
Braziliani mbase nuk mund të kapërdijë lehtë një veprim të tillë dhe me shumë gjasa do ta ulë në stol, teksa mund ta nisë sfidën nga minuta e parë Ivan Balliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.