×
  • Sport
  • EURO 2024

    Video emocionale nga “Euro 2024”, babai gazetar interviston djalin e tij futbollist – nuk i reziston përqafimit

    Reporteri
    21 Qershor 2024 | 10:44

    Portieri legjendar Peter Schmeichel, i cili punon si reporter për Fox TV, intervistoi djalin e tij Kasper, i cili mbajti portën e Danimarkës. Edhe pse i ka bërë një pyetje të birit në lidhje me lojën, babai nuk ka mundur të rezistojë të përqafojë trashëgimtarin e tij.

    “Kam bërë shumë intervista pas ndeshjes, por nuk e kam bërë kurrë këtë”, tha Peter para se të përqafonte të birin.

    Pas një buzëqeshje dhe një përqafimi, Kasper i dhuroi babait të tij fanellën që e përdori për të mbrojtur kundër kombëtares së Anglisë. Në këtë kampionat evropian, Kasper Schmeichel është bërë tashmë portieri “më i vjetër” në historinë e Danimarkës në kampionatet e Kontinentit të Vjetër.

    Kombëtarja daneze është kundërshtari i radhës i kombëtares së Serbisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!