×
  • Sport
  • EURO 2024

    Williams e Olmo të Spanjës shënojnë për 4-1 ndaj Gjeorgjisë

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 22:39

    Spanja ka shënuar dy gola brenda tetë minutash për rezultatin 4-1 Gjeorgjisë për të siguruar çerekfinalen në Euro 2024, shkruan Reporteri.net.

    Golin e tretë për spanjollët e ka shënuar sulmuesi Niko Williams në minutën e 75-të i cili ‘bomardoi’ portën me një supergoditje, shkruan Reporteri.net.

    Ky gol erdhi pas dominimit thuajse total të Spanjës.

    Pas tetë minutash spanjollët shënuan për 4-1 përmes Olmos në minutën e 83-të.

    Kujtojmë që golat tjerë për spanjollët i shënuan: Ruiz dhe Rodri.

    Në çerekfinale Spanja do të takohet me Gjermaninë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!