UEFA ia ka uruar ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku i tij i paharrueshëm për Kosovën kundër Azerbajxhanit në edicionin e parë të Ligës së Kosovës.
Përfaqësuesi i Kosovës dhe ylli i Stade de Reims Zeneli i mbush 26 vjet sot, raporton Gazeta Express.
Zeneli ka shkëlqyer në fanellën e Kosovës, veçanërisht në Ligën e Kombeve në edicionin 2018/19, prandaj edhe UEFA ka zgjedhur t’ia urojë ditëlindjen me pamje nga paraqitja e tij më e mirë në fanellën dardane në këtë garë.
Faqja e UEFA-s në gjuhën gjermane në Twitter shkroi: “Urime ditëlindjen, Arbër” në përshkrimin e videos me golat e Zenelit kundër Azerbajxhanit.
Në nëntor të vitit 2018, Zeneli e frymëzoi Kosovën drejt triumfit mahnitës 4:0 kundër Azerbajxhanit në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D, duke ia siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën C.
Ai ishte het-triku i parë dhe i vetëm deri tani i Zenelit në fanellën e Kombëtares.
Që prej debutimit të tij në tetor të vitit 2016 nën urdhrat e trajnerit të atëhershëm Albert Bunjaki, Zeneli i ka zhvilluar 22 ndeshje zyrtare dhe miqësore për Kosovën, duke i shënuar 7 gola dhe 1 asist.
2⃣6⃣ – Happy Birthday, Arbër #Zeneli ???⚽️??#NationsLeague | @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/9RwfZZo28v
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) February 25, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.