Tashmë janë regjistruar 18 viktima dhe qindra të lënduar nga tërmeti i frikshëm që goditi Shqipëri në orët e para të mëngjesit.
E gjithë bota po shkruan sot për tragjedinë që ndodhi në Shqipëri, po ashtu shumë klube dhe institucione të larta të sportit, kanë shprehur solidaritetin e tyre për familjarët e viktimave dhe të lënduarit nga tërmeti, shkruan reporteri.net.
Kështu, edhe shtëpia numër një e futbollit në botë “UEFA”, ka zgjedhur rrjetin social “Twitter” për të ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmeti të sotëm në Shqipëri.
“Çdokush në familjen evropiane të futbollit janë thellësisht të tronditur nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Mendimet janë me familjet e viktimave dhe personat e prekur nga tragjedia”, shkruan shtëpia numër një e futbollit evropian në faqen e saj zyrtare të rrjetit social “Twitter”.
Everyone in the European football family is deeply saddened by today’s earthquake in Albania. Our thoughts are with the families and friends of the victims and all those affected.
— UEFA (@UEFA) November 26, 2019
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.