×
  • Sport
  • Sport

    UEFA: Ka nisur procedura disiplinore ndaj Arnautoviç

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 14:30

    Marko Arnautoviç, sulmuesi me prejardhje serbe i përfaqësuese austriake, shau me nënë një lojtar të kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe e ofendoi atë me gjuhë raciste.


    Të hënën në një përgjigje për Albanian Post nga Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA), thuhej se nuk janë hapur procedura për asnjë ndeshje që është luajtur më 13 qershor.

    Megjithatë, më datën 15 qershor, UEFA kanë dërguar një tjetër e-mail drejt Albanian Post ku informon se procedura disiplinore për lojtarin austriak, Marko Arnautoviç, ka filluar.

    “Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Disiplinor është caktuar të kryejë hetimin në lidhje me incidentin që përfshin lojtarin Marko Arnautovic, që ndodhi gjatë ndeshjes në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 mes ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”, thuhet në përgjigjen e UEFA-së.

    Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

    Ofendimet nga Arnautovic drejt lojtarëve të kombëtares së Maqedonisë së Veriut filluan pasi shënoi golin e tretë në minutën e 89-të.

    “Ta q**** mamanë shqiptare”, ishin fjalët e Arnautoviç drejtuar shqiptarin që luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, Ezgjon Alioskit.

    Arnautoviç ka shkruar edhe një postim në Instagram ku ka kërkuar falje edhe në gjuhën shqipe duke thënë “Më falni”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!