×
  • Sport
  • Sport

    UEFA konfirmon ligat, Kosova mund të përballet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve

    Reporteri
    25 Shtator 2019 | 11:03

    Të martën, shtëpia e futbollit evropian i konfirmoi katër ligat e Ligës së Kombeve 2020/21 si dhe i ka lajmëruar disa ndryshime të fundit në formatin e kësaj gare.


    Struktura e re e ligës përbëhet nga 16 skuadra në Ligat A, B dhe C, ndërsa vetëm shtatë skuadra në ligën D, raporton Gazeta Express.

    Shorti për fazën e grupeve do të mbahet më 3 mars të vitit 2020, në Amsterdam, por tashmë Kosova i di kundërshtarët potenciale të vet.

    Pasi triumfoi në grupin e vet në Ligën D në sezonin inaugurues të Ligës së Kombeve, Kosova e fitoi promovimin në Ligën C për sezonin e ardhshëm, ku kundërshtare e mundshme e Kosovës është edhe Shqipëria.

    Kundërshtaret e tjera të mundshme të Kosovës: Greqia, Mali i Zi, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Qipro, Estonia, Sllovenia, Lituania, Luksemburgu, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia.

    Skuadrat do të ndahen në katër grupe të përbëra nga katër skuadra. Fituesi i grupit do të promovohet në Ligën B, ndërsa dy ekipe të Ligës C do të bien në Ligën D për edicionin e tretë të garës.

    Dy skuadrat që do të bien nga Liga C do të vendosen përmes play-offs me dy ndeshje, një në shtëpi e një si mysafir. Në play-offs do të marrin pjesë katër klubet e radhitura në pozitën e katërt në grupe.

    Kalendari i Ligës së Kombeve 2020/21

    Java e parë: 3–5 shtator 2020

    Java e dytë: 6–8 shtator 2020

    Java e tretë: 8–10 tetor 2020

    Java e katërt: 11–13 tetor 2020

    Java e pestë: 12–14 nëntor 2020

    Java e gjashtë: 15–17 nëntor 2020

    Finalet: 2–6 qershor 2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!