×
  • Sport
  • Sport

    UEFA merr vendim për tifozët që u futen në fushë në ndeshjen Kosovë-Danimarkë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 15:17

    UEFA do t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës shkaku i tifozëve që hyjnë në fushë për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet t’ia shqiptojë një gjobë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Ky dënim pritet të shqiptohet për shkak se dy tifozë kosovarë hyn në fushën e blertë, duke e kaluar kordonin e sigurimit, në ndeshjen miqësore të së enjtes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës (2:2).

    Të dy tifozët shkuan për ta përqafuar yllin e Danimarkës, Christian Eriksen, i cili luan në Premierligë për Tottenhamin. Sikur tifozët që hyn në fushë të paraqisnin agresivitet dhe rrezik për futbollistë, atëherë FFK-ja do të mund të dënohej shumë ashpër.

    Por, me qenë se qëllimi i tifozëve ishte i dhunshëm, shtëpia e futbollit kosovar mund të dënohet deri me 3 mijë euro.“Edhe pse ishte ndeshje miqësore rregullat aplikohen njëjtë. Kështu që shkaku i hyrjes së atyre tifozëve në fushë do të dënohemi me 2-3mijë euro.

    Por, sikur ata të kishin sjellje më të keqe do të mund të dënoheshim shumë ashpër. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.I lus tifozët të jenë të kujdesshëm sepse 2-3 mijë euro gjobë pa nevojë nuk janë pak dhe mund të dënohemi edhe më ashpër”, tha për Gazetën Express, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!