Federata e Futbollit e Kosovës së shpejti do të fillojë trajnimet për trajnerë për dhënien e Licencës UEFA – A.
Pas një pune të jashtëzakonshme dhe profesionale të sektorit të edukimit në dhënien e Licencave C dhe B, të udhëhequr nga drejtori teknik Michael Nees dhe instruktorja Sanije Krasniqi, UEFA ka miratuar kërkesën e FFK-së për të filluar edhe me trajnimet për dhënien e Licencës UEFA – A për trajnerë.
Sektori i edukimit në UEFA e ka vlerësuar me nota të larta procesin e edukimit të trajnerëve nga FFK-ja dhe si rrjedhojë e ka miratuar kërkesën për fillimin e punës edhe për Licencën UEFA – A.
Procesi i trajnimit të trajnerëve për Licencën UEFA – A pritet të fillojë në muajin nëntor, derisa FFK menjëherë pas plotësimit të afateve kohore të parapara me rregulloret e UEFA-s do të aplikojë edhe për Licencën UEFA Pro.
Me këtë rast, FFK e falënderon sektorin përkatës të UEFA-s për miratimin e kërkesës së FFK-së, pasi nevoja dhe kërkesat e trajnerëve kosovarë për t’u licencuar me Licencën UEFA – A kanë qenë të mëdha.
Të rikujtojmë se deri më tash FFK ka licencuar 108 trajnerë me Licencën B, 331 trajnerë me Licencën C, 24 trajnerë me Licencën C për trajnerë të portierëve, si dhe janë trajnuar 104 trajnerë në kursin D të trajnerëve të portierëve dhe 51 liderë të Grassroots-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.