Futbollisti me prejardhje serbo-boshnjake, Ognjen Vranjes është kritikuar nga UEFA për tatuazhin e tij në dorë.
Lojtari në fjalë kishte bërë dy vite më parë tatu fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic, shkruan Reporteri.net
Madje, futbollisti ishte përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Bosnjës si shkak i këtij tatuazhi.
Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.
UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.
Krimineli, Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.