Faza grupore e Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani, ka sjellë shumë përballje të forta dhe emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit.
Aksione, gola të bukur sollën lojët e zhvilluara në gjashtë grupet ku morën pjesë 24 kombëtaret.
Po ashtu u thyen edhe një varg rekordesh, të cilave iu prin futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
Bajrami, arriti që ta shënonte golin më të shpejtë deri më tani në histori të kampionateve evropiane.
Ai qëlloi cakun kundër Italisë, pas vetëm 23 sekondash.
Me këtë rast, UEFA ka shkruar rreth rekordeve të thyera deri më tani në “EURO 2024”.
Rekordet e thyera deri më tani në fazën grupore:
Lojtari më i ri ndonjëherë: Lamine Yamal (Spanjë) – 16 vjeç 338 ditë;
Trajneri më i ri ndonjëherë: Julian Nagelsmann (Gjermani) – 36 vjeç 327 ditë;
Kapiteni më i ri ndonjëherë: Dominik Szoboszlai (Hungari) – 23 vjeç 243 ditë;
Lojtari më i vjetër ndonjëherë: Pepe (Portugali) – 41 vjeç 117 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.