Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka thirr mbledhje urgjente për ditën e nesërme në ora 10:00, për të diskutuar rreth konfliktit Ukrainë – Rusi.
Sipas mediave, në takimin e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni do të diskutohet çështja e finales së Ligës së Kampionë sivjet, e cila është planifikuar të mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.
“Do të merren të gjitha masat e nevojshme. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes”, ka njoftuar UEFA ndër të tjera.
Për shkak të zhvillimeve, UEFA mund ta ndërrojë lokacionin e finales dhe të marrë një sërë masash tjera që pritet të diskutohen nesër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.