×
  • Sport
  • Sport

    UEFA tregon nëse Kosova dhe Serbia kanë të drejtë të përballen njëra me tjetrën në EURO 2020

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 17:45

    Sikur Kosova ashtu edhe Serbia kanë mundësi reale për tu kualifikuar në kampionatin evropian EURO 2020.


    Dy shtetet ndodhën në pozitat e 3-të në tabelë, duke qenë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që të garanton biletën e kualifikimit.

    Kosova ishte pranuar në UEFA në maj të vitit 2016 dhe prej asaj kohe është marrë vendim që “Dardanët” nuk do mund të luajnë kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në kualifikimet për kampionat evropian apo botëror.

    Zyra për media të UEFA-së për të sqaruar situatën nëse mund të luaj Kosova kundër Serbisë në kampionatin evropian.

    “Kosova nuk mund të luaj kundër Serbisë vetëm në fazën e grupeve. Më pas, nëse e kalojnë këtë rang ato mund të ballafaqohen. Përveç Serbisë, Kosova nuk mund të luaj në grupe edhe me Bosnjën e Hercegovinën” thuhet në përgjigjën e UEFA-së drejt Indeksonline.

    Kujtojmë që Kosova dhe Serbia përveç kualifikimeve të rregullta, kanë mundësi të sigurojnë pjesëmarrje në kampionatin evropian edhe përmes playoffit të Ligës së Kombeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!