Sipas Evelin Kristilin, anëtares së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sfidat e balotazhit të Ligës së Kombëve mund të zhvillohen pa prezencën e publikut edhe nëse ato zhvillohen në muajin tetor.
“Stadiumet mbeten të zbrazur dhe për këtë do të diskutojmë në takimin e Komitetit Ekzekutiv. Shumë faktor ndikojnë në këtë vendim, ndërsa më kryesore është pandemia “Covid 19” dhe sa janë të prekura vendet, ku do të luhet futbolli. Është një problem kompleks, andaj nuk duhet të udhëhiqemi nga pasioni, por vendimi i drejtë,” ka thënë mes tjerash Kristilin, e cila është pesimistë për rikthimin e shpejtë të tifozvë në stadiume.
Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar më 17 dhe 18 qershor, ku do të caktohen datat e sakta të balotazhit dhe nisjes së sezonit të ri në futbollin evropian.
Ndërkohë mediat raportojnë se ndeshjet e balotazhit do të zhvillohen në tetor, ndërsa ato të finales në muajin nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.