Shorti i kombëtareve evropiane për Kupën e Botës 2022 do të mbahet më 29 nëntor të këtij viti, dhe UEFA në një mbledhje të Bordit Ekzekutiv, ka treguar se cili do të jetë formati i kualifikimeve.
Është vendosur që kombëtaret që vendosen në dhjetë grupe, ku pesë prej tyre do të jetë me nga gjashtë ekipe, dhe pesë të tjera, me nga pesë.
UEFA gjithashtu ka vendosur se cilat kombëtare nuk mund të përfundojnë në të njëjtin grup, për arsye politike.
Kështu, Kosova nuk do të jetë në grup me Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Rusinë në fazën grupore kualifikuese.
Gjithashtu u vendos, se pjesë e një grupi nuk mund të jenë më shumë se tre ekipe kombëtare që vijnë nga zonat ku të luash futboll gjatë dimrit është shumë e vështirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.