×
  • Sport
  • Sport

    Uellsi mposht Turqinë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 19:57

    Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Uellsit. Uellsi ka shënuar edhe një gol kundër Turqisë në minutat shtesë, duke e ëar Uellsin në epërsi me gy gola.


    Gareth Bale me shokë e dominuan lojën me turqit dhe fituan me meritë. Madje, ata i lëshuan disa raste të mira shënimi, sidomos me Aaron Ramseyn.

    Mirëpo, futbollisti i Juventusit në fund doli të ishte protagonist i lojës. Ish-mesfushori i Arsenalit e gjeti golin e fitores në pjesën e dytë pasi e mori një top të mrekullueshëm nga Bale. Më pas, ylli i Tottenhamit e lëshoi një mundësi të artë duke e humbur penalltinë që e nxori vetë, në pjesën e dytë.

    Uellsi e shënoi golin e dytë në minutat shtesë me anë të Connor Roberts pas asistimit të Gareth Balet.

    Edhe turqit i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin. Uellsi e ka një fitore e një barazim dhe po shkon me hapa të sigurt drejt kualifikimit. Kurse, kjo humbje ia shoi shpresat Turqisë, e cila ishte mposhtur paraprakisht edhe nga Italia, 0:3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!