×
  • Sport
  • Sport

    UFC në hall – Del me koronavirus “luftëtari” i njohur

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 11:15

    UFC 249 në hall, pasi “luftëtari” Ronaldo Souza, doli pozititv në testimin e fundit për koronavirus.


    Edhe pse ai rezultoi pozitiv, UFC 249 do t’i vazhdojë garat me sportistët e tjerë, ndërkaq Souzas, i uron shërim të shpejtë, përcjellë Reporteri.net

    Sidoqoftë, 11 takimet e ardhshme do të zhvillohet, sipas planit të UFC-s, me dyer të mbylluara.

    UFC në deklaratën e saj tregon se Souza dhe dy trajnerët e tij janë të infektuar me koronavirus, dhe i ndalohet atyre të marrin pjesë në organizime.

    “Sa i përket protokolleve të shëndetit dhe sigurisë së UFC, Souza dhe ekipi i tij janë larguar nga vendi ku do të mbahen garat, kështu ekipi mjekësor i UFC do të monitorojë kushtet e tyre nga distanca dhe do të sigurojë ndihmë për çdo trajtim të nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Organizatës së Arteve Marciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!