×
  • Sport
  • Sport

    Ulpiana ia “terron” Dritës, lipjanasit fitojnë një pikë të artë

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 14:59

    Skuadra e Ulpianës ka arritur të barazoj me rezultat 1:1 me ekipin e Dritës.

    Ndeshja që u zhvillua në Lipjan, në stadiumin “Sami Kelmendi”, tregoi se Drita është në krizë të rezultateve, transmeton Reporteri.net.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin Drita me anë të Simonovskit në minutën e 27-të. Ulpiana barazoi me anë të Qerimit në minutën e 56-të.

    Me këtë barazim, Drita ka 13 pikë pas 9 ndeshjeve, kurse Ulpiana ka 7 pikë. Ekipi nga Gjilani gjendet në pozitën e 4-të momentalisht, kurse Ulpiana në të 8-tin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!