×
  • Sport
  • Sport

    Ulpiana – Liria, sot ndeshja e barazhit në Ligën e Parë

    Reporteri
    27 Maj 2023 | 9:03

    Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, mes Ulpianës dhe Lirisë.

    Të dy skuadrat, që mbyllën sezonin në pozitën e dytë në grupet e tyre përkatëse, synojnë të bëjnë hapin e parë drejt ngjitjes në elitën e futbollit kosovar.

    Skuadra fituese pastaj do të takohet me skuadrën që do ta mbyllë sezonin si e teta në Superligë. Kjo do të mësohet të dielën, kur do të zhvillohet xhiroja e fundit.

    Ferizaj dhe Trepça ’89 janë skuadrat që po “luftojnë” për atë pozitë.

    Ndeshja e sotme, mes Ulpianës dhe Lirisë, do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!