×
  • Sport
  • Sport

    Unai Emery: Frankfurti kundërshtari ynë më i vështirë

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 15:37
    Arsenal's Unai Emery looks on dejected during the premier league match at the Emirates Stadium, London. Picture date12th August 2018. Picture credit should read: David Klein/Sportimage via PA Images

    Unai Emery ka folur para ndeshjes që skuadra e tij do ta ketë me Frankfurtin


    Arsenali është mysafir i Frankfurtit me ndeshjen që do të luhet sonte me fillim nga ora 19:00, në kuadër të Europa Ligë, shkruan Reporteri.net

    Emery e vlerëson lartë Frankfurtin dhe thotë se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë sonte.

    “Jemi të gatshëm për lojën. Do të luajmë kundër një kundërshtari që ka arritur deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar, aty ku u mposht nga Chelsea në penallti,” ka thënë Emery.

    “Do të jetë ndeshje e vështirë. Kemi ndjenja të mira për këtë sezon. Arritëm sezonin e kaluar në finale ku humbëm, por është sfidë e re këtë sezon,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!