Unaza që basketbollisti i kishte bërë dhuratë nënës është shitur.
Unaza prej 14 karat ari dhe diamanti të cilin Kobe Bryant i dhuroi mamasë së tij 20 vjet më parë është shitr për një shumë prej 206 mijë dollarë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Në një ankand të organizuar nga “Goldin Auctions” të dielën, çmimi fillestar ishte 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale, saktësisht 206,080 dollarë për unazën e Kobet.
Kujtojmë se vite më parë nëna e basketbollistit kishte tentuar ta shesë këtë dhuratë dhe ishte paditur nga basketbollisti, i cili më vonë kishte lejuar të ëmën të bëj çfarë do.
Dhe unaza që Kobe i dha babait të tij, Joe “Jellybean” Bryant, pritet të godasë së shpejti bllokun e ankandit dhe kjo mund të shkojë edhe më shumë se unaza e nënës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.