×
  • Sport
  • Sport

    United nënshkruan me Maguire, thyhet rekordi botëror

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 14:07

    Manchester United transferuar Harry Maguire nga Leicester City.


    Mbrojtësi anglez ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare, me mundësinë që të zgjasë edhe për një vit.

    Ai është shprehur tejet i lumtur me kalimin në “Old Trafford”.

    “Jam i lumtur që kam nënshkruar për këtë klub të shkëlqyeshëm. Unë e kam shijuar plotësisht kohën time në Leicester dhe do të doja të falënderoja të gjithë në klub, dhe tifozët, për mbështetjen e tyre fantastike gjatë dy sezoneve të kaluara”.

    ”Sidoqoftë, kur Manchester United vjen duke trokitur në derën tuaj, është një mundësi e jashtëzakonshme”, ka deklaruar ai.

    Transferimi i Maguire thyen rekord botëror, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë (90 mln euro).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!