×
  • Sport
  • Sport

    United të pakënaqur me De Gean, mendojnë transferimin e Schmeichel

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 13:28

    Kasper Schmeichel mund të rikthehet në Manchester, por jo te City.


    Portieri danez është në listën e gjigantit anglez Manchester United për edicionin e ri.

    Djajtë e Kuq janë të pakënaqur me portierin e tyre aktual David De Gea dhe mendojnë shitjen e tij.

    Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka identifikuar pasardhësin e spanjollit në Old Traford dhe ai është portieri danez Kasper Schmeichel.

    33-vjeçari vlerësohet si njëri nga portierët më të mirë në Ligën Premier, teksa ai më parë ka qenë pjesë e Manchester Cityt.

    Schmeichel është pjesë e Leicesterit që nga viti 2011 dhe duket i vështirë largimi i tij, por Djajtë e Kuq janë të gatshëm të provojnë shanset e tyre.

    The Sun ka raportuar se United nuk është gati t’i japë fanellën e titullarit këtë vit Dean Hendersonit dhe kjo është arsyeja që duan transferimin e Schmeichel.

    Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Kasper do ta ndiqte rrugën e babait të tij Peter Schmeichel që kishte mbrojtur për nëntë vite portën e gjigantit nga Old Traford. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!