×
  • Sport
  • Sport

    Unitedi e përjashton Greenwoodin nga klubi, pas akuzave për sulm ndaj një gruaje

    Reporteri
    30 Janar 2022 | 17:42

    Manchester Unitedi ka njoftuar se e ka përjashtuar yllin e vet Mason Greenwood nga stërvitjet dhe nga ndeshjet deri në një njoftim të radhës, pasi ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje.

    Akuzat – të cilat përfshijnë video, fotografi dhe audio që dyshohet se janë nga një bisedë e Greenwoodit dhe të dashurës së tij – u publikuan në Instagram të dielën në mëngjes.

    Ajo janë fshirë pas pak kohësh.

    Unitedi njoftoi përmes një komunikate për media: “Mason Greenwood nuk do të rikthehet në stërvitje e as nuk do të luajë ndeshje deri në njoftimin e radhës”.

    Policia në Mançester ka thënë se është e vetëdijshme për videot dhe fotografinë që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale.

    Greenwood nuk ka reaguar ndaj akuzave.

    Sulmuesi 20-vjeçar, i cili debutoi për Unitedin më 2019, nënshkroi marrëveshje katërvjeçare me klubin në shkurt 2021, pasi doli nga akademia e Unitedit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!