×
  • Sport
  • Sport

    Unitedit e Arsenal ndahen në paqe

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 22:59

    Manchester United dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në “Old Trafford” sonte duke barazuar me rezultat të barabartë 1-1.


    Të dy ekipet shënuan nga një gol, në pjesën e parë United kurse në të dytën Arsenali.

    Në minutën e fundit të pjesës së parë, Scott McTominay shënon një gol të bukur dhe dërgoi Unitedin në epërsi.

    Në pjesën e dytë Arsenali filloi më mirë por goli nuk erdhi deri në minutën e 57-të.

    Në fakt fillimisht goli u anulua për shkak se u mendua që Aubameyang ishte në pozitë jashtëloje por ishte VAR ai që vërtetoi që sulmuesi i Arsenalit nuk ishte në një pozitë të këtillë.

    Pas xhiros së shtatë, Arsenali vazhdon të jetë në vendin e katër me 12 pikë kurse Manchester United në vendin e 10 me nëntë pikë.

    Në vikend Arsenali e pret Bournemouth në Emirates Stadium kurse Manchester United luan si mysafirë i Newcastle United. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!