Gianni Infantino ishte shumë i pranishëm në Botërorin e Katarit. Falë afërsisë mes stadiumeve në Katar dhe kohës ndërmjet një ndeshjeje në tjetrën, Presidenti i FIFA-s mund të shkonte personalisht për të shijuar secilën nga ndeshjet që u luajtën në Kupën e fundit të Botës, që e fitoi Argjentina.
Gjithashtu, kreu i FIFA-s është parë në të gjitha transmetimet e ndeshjeve, por kjo nuk ka ndodhur rastësisht.
Siç zbulon gazeta britanike “The Times”, Infantino i ka dhënë urdhra të qarta kompanisë përgjegjëse për transmetimin e ndeshjeve, për ta nxjerrë në televizor të paktën një herë në çdo ndeshje. Por, Presidenti nuk duhej të shfaqej kurrë ndërsa kontrollonte celularin e tij, por gjithmonë duke parë në fushë.
Shumë prej imazheve të Infantinos që dolën në televizion nuk u shfaqën në ekranet e stadiumit, pasi në disa raste Infantino u vërshëllye dhe vendosi që, në mënyrë që kjo të mos ndodhte më, imazhet e tij në stadium të mos jepeshin fare.
Udhëzimet për përdorimin e imazhit të Infantino vijnë nga HBS, një shërbim transmetimi me bazë në Zvicër, që FIFA e përdor për ndeshjet e Kupës së Botës, pa qenë në gjendje televizionet e secilit vend të vendosin se cilin imazh e transmetojnë në televizion në çdo moment./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.