×
  • Sport
  • Sport

    Uruguai hedh kandidaturën për Kupën e Amerikës, deklason Ekuadorin

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 8:28

    Uruguai e ka nisur në mënyrë të përkryer Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 4:0 Ekuadorin që luajti me 10 futbollistë në Belo Horzonte të dielën mbrëma.


    Golat nga Nicolas Lodeiro, Luis Suarez, Edinson Cavani dhe autogoli nga Mina Meza i dhuruan Uruguait një fitore të rehatshme në ndeshjen e parë në Grupin C të kupës së Amerikës.

    Uruguai kaloi në epërsi herët në ndeshje, kur Nicolas Lodeiro shënoi pas një pasimi nga Suarez.

    Gjërat për Ekuadorin u vështirësuan shumë pas më pak se gjysmë ore lojë, kur Jose Quintero u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

    Suarez dhe Cavani shënuan nga një herë para përfundimit të pjesës së parë, duke e dërguar Uruguain në pushim mes pjesëve me një epërsi prej tri golave.

    Mina shënoi në portën e vet kah fundi i ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4:0 për Uruguain.

    Uruguai pati fillim ëndrrash në Grupin C, të cilit i prin me tri pikë. Ekuadori është i fundit pa pikë. Pa pikë janë edhe Kili dhe Japonia, të cilat megjithatë nuk e kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!