×
  • Sport
  • Sport

    Vajza e Artë e Kosovës sot feston ditëlindjen – Kuka e cilëson si kryevepër

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 9:11

    Sot, xhudistja jonë Olimpike Majlinda Kelmendi feston ditëlindjen e saj të 29’të.


    Majlinda, ka qenë sportistja e parë që ka bërë që flamuri i Kosovës të valëvitet në ato vende edhe që se kanë njohur pavarësinë tonë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo mbetet sportistja më me vlerë e Kosovës, e në këtë ditë të veçantë për të, xhudistja Kelmendi urimin e parë ka marrë nga trajneri i saj, Driton Kuka.

    Kuka e cilëson Majlindën si kryevepër të punës së tij.

    “Urime ditëlindja Majlinda. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar”, ka shkruar Kuka.

    “Për të lënë gjurmë për veten, familjen dhe kombin. Kryevepra e punës time – Majlinda”, ka vazhduar shkrimi i tij.

    Suksesi më i madh i Majlinda Kelmendit mbetet medalja e artë olimpike në Lojërat Olimpike të Rios, në vitin 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!