×
  • Sport
  • Sport

    Vajza e Maradonës shfaqet në stadiumin ‘La Bombonera’, përlotet nga gjesti i futbollistëve të Boca Juniors

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 20:55

    Dalma Maradona, një prej vajzave të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona që disa ditë më parë u nda nga jeta është përlotur prej gjestit të madh të futbollistëve të Boca Juniors.


    Dalma u shfaq pas vdekjes së të atit për të parë ndeshjes mes Boca Juniors dhe Newell’s. Lotët ajo nuk i përmbajti që në fillim kur gjithë stadiumi ‘La Bombonera, edhe pse bosh, i dha respektin e duhur me heshtje dhe koreografi legjendës Maradona.

    Pikërisht me shënimin e golit të parë, gjithë futbollistët që mbanin në fanellë mbishkrimin Maradona vrapuan drejt tribunës kryesore ku qëndronte Dalma për të nderuar vajzën e legjendës pikërisht në stadiumin ku ai luajti për herë të fundit si futbollist profesionist në jetën e tij.

    Dalma Maradona shpërtheu në lot nga emocionet dhe trishtimi pas gjestit të madh dhe fantastik të futbollistëve të Boca Juniors.

    https://www.youtube.com/watch?v=196O16LA5ng&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!