Kombëtarja e Kosovës (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë.
Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje. Kosova arriti të mposhtë në shtëpi Turqinë, 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.