×
  • Sport
  • Sport

    Vajzat e Kosovës mposhten nga ato të Sllovenisë

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 15:15

    Kosova U17 në konkurrencën e vajzave është mposhtur nga Slovenia U17 me rezultat përfundimtar 1-3, transmeton Reporteri.net. 

    Kjo është ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Euro, raundi i dytë, liga A.

    Vashat U17 të Kosovës e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të kalonin të parat në epërsi.

    Ishte Rreze Gashi ajo që në minutën e 38’ të takimit arriti të dërgonte topin në rrjetë, për rezultatin 1:0.

    Dardanet e mbyllën pjesën e parë në epërsi, por në pjesën e dytë të takimit lëshuan fitoren nga dora.

    Fillimisht, në minutën e 50’, Katjusa Kern realizoi për 1:1, kurse goditjen e dytë sllovenet e dhanë përmes Masa Osojnik, në minutën e 75’.

    Rezultati final i takimit u vulos me golin e Zara Kramzar. Ky gol u shënua në minutën e 85′ të ndeshjes.

    Kosova U17F mbetet kështu me 0 pikë, dhe një gol-diferencë prej 1:13, kurse Sllovenia merr tri pikët e para në grup.

    Në të njëjtin grup luajnë edhe Gjermania dhe Austria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!