Mesfushori shqiptar i Udineses, Valon Behrami, është rrugës për të nënshkruar me klubin zviceran, FC Sion, me të cilin ka arritur marrëveshje dyvjeçare, pas dështimit për të gjetur gjuhë të përbashkët me klubin italian për rinovimin e kontratës.
Sipas Gianluca Di Marzio, “mesfushori dështoi të arrijë marrëveshje me Le Zebrette për rinovimin e kontratës dhe do t’i bashkohet klubit zviceran për dy sezonet e ardhshme, me mundësinë për t’u bërë trajner në të ardhmen”.
#Calciomercato | #Udinese, per #Behrami possibile esperienza in Svizzera al #Sionhttps://t.co/k475fFVRIV
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 30, 2019
34-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit te Udine pasi iu bashkua klubit italian nga Watford për 2 milionë euro në vitin 2017. Ai ka bërë 39 paraqitje gjatë qëndrimit të tij në Dacia Arena.
Behrami ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Serie A, duke përfaqësuar klube si; Genoa, Hellas Verona, Fiorentina, Lazio, dhe Napoli, derisa ka fituar Kupën e Italisë me këtë të fundit në sezonin 2013/14.
Te FC Sion, Behrami do të gjejë futbollistët e Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.